Benzema hedh kandidaturën për Topin e Artë: E ëndërroj që fëmijë

Karim Benzema nuk e ka fshehur dëshirën e tij për të patur një ditë trofeun e “Topit të Artë”. Në një intervistë të dhënë për TVE, francezi komentoi zërat për një fitore të mundshme të trofeut, si dhe për afrimin e Kylian Mbappe te Real Madrid.

Ai u shpreh se “Topin e Artë” ka që fëmij që dëshiron ta fitojë por diçka e tillë nuk është aq e lehtë. Përsa i përket çështjes Mbappe, ai nuk e fshehu dëshirën për ta patur një ditë shokë të repartit por tha se PSG duhet respektuar përpara se të bëhen deklarata të tilla.

Topi i Artë- “Topi i Artë është një trofe që të gjithë lojtarët do të donin ta fitonin. Ne e mendojmë atë që fëmijë dhe nëse jam pranë fitimit të tij sot është falë shokëve të skuadrës”.

Mbappe- “Unë argëtohem me të në ekipin kombëtar dhe në të ardhmen, pse jo? Ai është një lojtar i madh, por PSG duhet respektuar. E kam thënë gjithmonë dhe e përsëris, shpresoj që një ditë të luajmë sëbashku në Madrid”. /oversport.tv