Benzema humbet Kupën e Botës, reagon sulmuesi dhe trajneri Deschamps

Këtë herë më duhet të dorëzohem, kështu ka shkruar Benzema në profilin e tij në Instagram, në reagimin që ka bërë pas dëmtimit të pësuar.

“Në jetën time nuk jam dorëzuar asnjëherë. Mirëpo, në këtë rast, më duhet që të mendoj për skuadrën, siç kam bërë gjithmonë. Kështu që arsyeja më thotë që duhet ta lë vendim tim për dikë që ka mundësinë të ndihmojë grupin për të bërë një botëror të bukur. Faleminderit për të gjithë mbështetjen tuaj dhe mesazhet inkurajuese”, ka shkruar futbollisti francez.

Në lidhje me këtë largim, një reagim e ka bërë edhe trajneri i Francës, Didier Deschamps.

“Jam ekstremisht i trishtuar për Benzemanë. Për më tepër, që ai e kishte këtë botëror si objektiv të sezonit. Pavarësisht kësaj humbje të madhe në grupin tonë, kam besim maksimal te grupi që kam në dispozicion. Do të bëjmë gjithçka që është e mundur për të përballuar siç duhet sfidën që na pret”, është shprehur trajneri i kampionëve të botës në fuqi.

Benzema i shtohet listës së lojtarëve kryesorë që i mungojnë Francës si Kante, Pogba, Mike Maignan, Kimpembe dhe Nkunku. /oversport.tv

Foto: French Team, Twitter