Benzema: Mbappe? Nuk është momenti për të folur për gjëra të vogla

Karim Benzema ka folur për mediat në prag të finales së Champions League që Reali i Madridit do të luajë kundër Liverpool në Paris të shtunën e 28 majit.

“Janë shumë të zotë, nuk kanë ndryshuar shumë gjatë këtyre viteve, por në fund ne duhet të shohim vetëm lojën tonë. Duhet arrijmë të bëjmë siç duhet detyrat tona dhe më pas të shohim çfarë do të ndodhë. Jam besimplotë.

Sfidat kundër PSG, Chelsea dhe City ishin emocionuese. Ka shumë presion në këtë klub dhe për këtë arsye ndodhin këto mbrëmje magjike. Kanë qenë tifozët ata që na kanë shtyrë për të bërë më shumë, pa ata është më e vështirë.

Mbappé? Nuk është momenti për të folur për gjëra të vogla”, ka thënë sulmuesi francez i Realit të Madridit. / Oversport.tv

Foto: realmadrid.com