Benzema në historinë e Champions League, vendos rekord të ri

Real Madrid është mposhtur sonte nga Sheriff Tiraspol në Champions League, një rezultat befasues që i ka shtangur të gjithë.

Gjithsesi te spanjollët është një lojtar që feston një rekord. Bëhet fjalë për sulmuesin Karim Benzema, i cili shënoi golin e vetëm në humbjen 1-2 ndaj moldavëve.

Francezi ka shënuar në 17 sezone të Champions League, gjë që nuk e ka bërë asnjë lojtar tjetër deri më tani në këtë histori. / oversport.tv