Benzema në historinë e Realit, i pari lojtar i huaj që luan kaq shumë ndeshje

Karim Benzema është i destinuar që të shkruajë historinë e Realit të Madridit. Sulmuesi francez, që ka shënuar 39 gola në 40 ndeshje që ka luajtur këtë sezon, ka kaluar legjenda të klubit madrilen si Puskas, Santillana apo Di Stéfano në renditjen e golashënuesve dhe tashmë është në ndjekje të Raúl.

Sot në sfidën kundër Manchester City të Guardiolës, Benzema do të arrijë një tjetër statistikë të rëndësishme. Francezi do të luajë ndeshjen e tij të 600-të me fanellën e Realit të Madridit, duke barazuar Paco Gento.

Benzema bëhet lojtari i tetë në historinë e klubit spanjoll që luan 600-të ndeshje (318 gola), por shtatë të tjerët kanë qenë të gjithë me kombësi spanjolle. / Oversport.tv

Foto: Real Madrid C.F. Twitter