Beppe Marotta: Lautaro është rritur profesionalisht, meriton një kontratë të re

Administratori i deleguar i skuadrës zikaltër ka folur për mundësinë e rinovimit të kontratës së Lautaro Martinezit: “Është më shumë një zgjatje kontrate, se sa një rinovim dhe duhet të veprojmë duke vlerësuar rrugëtimin e lojtarëve tanë.

Lautaro erdhi në moshë të re, është një talent dhe është e drejtë që t’i ofrojmë një kontratë të barabartë me rritjen e tij profesionale. Në ditët në vazhdim do të vijë zyrtarizimi dhe firma në kontratë”-ka deklaruar Beppe Marotta.

Drejtuesi zikaltër konfirmon se është arritur marrëveshja për të rinovuar kontratën e sulmuesit argjentinas që skadon më 30 qershor të viti 2023. /Oversport.tv