Bergomi: Derbi nuk është vendimtar, por po fitoi Interi merr arratinë

Në prag të derbit të shumëpritur mes Interit dhe Milanit, ish-kapiteni zikaltër Giuseppe Bergomi, ka dhënë një intervistë për “Il Messaggero”, ku ka folur për këtë sfidë:

“Nuk besoj se është një ndeshje vendimtare, sepse kampionati është akoma i gjatë. Sigurisht, nëse do të fitonte Interi do të shkëputej ndjeshëm nga kuqezinjtë, por kujdes Napolin.

Nëse Calhanoglu përsërit ndeshjen e fazës së parë, me siguri që do të jetë vendimtar. Kujt i trembem nga Milani? Pa asnjë dyshim në një moment si ky, rreziku kryesor është Rafael Leao.

Pastaj duhet parë edhe pozicioni i Kessie, sepse si mesfushor luajti shumë mirë kundër Empolit”, ka thënë legjenda zikaltër. / Oversport.tv