Bergomi i bindur: Me Lukakun Interi fitonte 3-0, Juve as nuk gjuajti në portë

Derbi i Italisë mes Juventusit dhe Interit përfundoi në barazim 1-1. Një penallti ishte vendimtare për bardhezinjtë, që nuk shfaqën rrezikshmëri në drejtim të portës së Handanovic.

Legjenda e Interit, Giuseppe Bergomi, tha për Sky Sport Italia pas ndeshjes se me Lukakun në fushë Juventusi do kishte pësuar tre gola.

“Inter luajti më mirë se Juventusi, nuk mbaj mend ndonjë gjuajtje në portë të bardhezinjve. Me Lukakun në fushë kjo ndeshje përfundonte 3-0 dhe jam i bindur për këtë. Nuk pashë asnjë rrezik real nga Juventusi.

I vetmi që ishte vërtetë i angazhuar ishte Nicolo Barella dhe në fund ai kishte edhe një ngërç. Në qendër sulmuesit tani punojnë ndryshe, mungon ai lojtari që i jep thellësi ekipit. Gjithsesi sërish pashë një Inter që kishte kontrollin e lojës”, është shprehur Bergomi. / oversport.tv