Bergomi lavdëron Interin: Të pandalshëm, mund të fitojnë kundër kujtdo

Giuseppe Bergomi, ish-mbrojtësi i Interit është intervistuar nga La Gazzetta dello Sport, ku ka folur për momentin e mirë të zikaltërve. Ai nuk i kurseu elozhet ndaj ekipit të Inzaghit ku ndër të tjera tha se Interi është rritur shumë si ekip dhe mund të fitojë kundër kujtdo.

“Interi është i pandalshëm për momentin. Ata menaxhojnë çdo ndeshje sipas dëshirës, ​​driblojnë me personalitet dhe pushtojnë gjysmën kundërshtare me të gjithë lojtarët. Diçka e vazhdueshme dhe tërheqëse në të cilin të gjithë lojtarët janë protagonistë.

Goli i Gagliardinit ndaj Spezias, por mbi të gjitha ai i Dzekos në Olimpico, japin masën se sa është rritur Interi. Vërtet një pamje e frikshme. E përsëris, sot Interi është një ekip që mund të fitojë kundër kujtdo”, përfundoi Bergomi. /oversport.tv