Berisha: I lumtur që jam pjesë e kësaj skuadre, Skorupski i zoti dhe me fat

Portieri shqiptar i Torinos, Etrit Berisha ka folur për faqen zyrtare të klubit, ku ka komentuar barazimin 0-0 përballë Bolognas:

“Bëmë ndeshjen që duhej të bënim, por nuk arritëm që të shënonim. Në fund duhet të pranojmë këtë pikë të fituar dhe të shohim përpara, ka akoma edhe shumë ndeshje për tu luajtur”.

Si e vlerëson paraqitjen tënde?

Jemi 25 lojtarë që luftojmë gjithmonë, në fushë u mundova që të ndihmoj skuadrën dhe të jem gati. Jam i lumtur që jam pjesë e kësaj skuadre.

Skorupski ishte vendimtar sot

Luajti mirë edhe sot, ka shumë eksperiencë dhe është një portier që mund të shpëtojë rezultatin. Sot në pjesën e parë bëri dy pritje të mëdha, ndërsa në pjesën e dytë tek gjuajtja e Brekalo ishte edhe me fat.

Çfarë i mungon Torinos?

Në këto ndeshje nëse nuk bën gol, gjithçka ndryshon. Bologna është një skuadër e vështirë, nëse shënon ke më shumë siguri. Skuadra po paraqitet mirë, po luajmë mirë dhe duhet të jemi më të qetë mendërisht.

Çfarë trajneri është Juric?

Do gjithmonë 100% nga të gjithë. Jemi 25 lojtarë që luftojnë për të dhënë gjithçka dhe për të zbritur në fushë kur nevojitet ndihma jonë. / Oversport.tv