Berisha sërish titullar, Juric kërkon suksesin përballë Interit

6 ndeshje pa fitore dhe asnjë sukses përballë skuadrave të mëdha të Serie A këtë sezon. Torino synon që të thyejë këtë tabu në ndeshjen e nesërme kundër Interit:

“Lojtarët kanë qenë të sëmurë me grip, dikush u rikuperua disa të tjerë jo. Në Bologna luajtëm mirë, luajmë kundër kampionëve të Italisë, por duam që të marrim një rezultat pozitiv”, ka thënë trajneri Juric në prag të kësaj sfide.

“Bremer, Lukic dhe Rodriguez janë të gatshëm, por Warming dhe Sanabria janë në dyshim. Zima do të mungojë, ndërsa porta edhe në këtë takim do ti besohet Berishës, që luajti mirë në Bologna.

Kundër Juventusit luajtëm mirë, duam të tentojmë fitoren përballë Interit. Na duhet të zhvillojmë një ndeshje të madhe që të fitojmë këtë ndeshje”, ka thënë mes të tjerash trajneri i Torinos. / Oversport.tv