Berisha: Sot vlente vetëm fitorja, të gjithë donim të jepnim diçka më shumë

Etrit Berisha zhvilloi një paraqitje shumë të mirë kundër Salernitanës duke e mbajtur portën e tij të paprekur me disa pritje fantastike. Pas ndeshjes, ai u ndal përpara mikrofonave të Sky Sport për të komentuar paraqitjen e tij.

“Goditja në fundin e ndeshjes me Ederson? Isha mirë. Por tani fillova të ndjej diçka më shumë. Edhe doktori më pyeti se si isha. Jam mirë edhe pse kam marrë një goditje të fortë.

Pas ndeshjes së keqe në Genova, ku nuk mundëm të luanim futbollin tonë, sot duhej vetëm të fitonim. Në dhomat e zhveshjes pashë që të gjithë donin të jepnin diçka më shumë. Sot vlente vetëm fitorja”. /oversport.tv