Berlusconi pa frena: Ëndërroj Haaland ose Mbappe në Milano

Edhe pse tashmë nuk është më presidenti i Milanit, zemra e Silvio Berlusconit rreh për klubin kuqezi. Në një intervistë për “La Gazzetta dello Sport”, ish-presidenti i 7 herë kampionëve të Europës, ka folur për dëshirat e tij për Milanin dhe për ndeshjen kundër që i pret kundër Napolit.

“Maradona ishte lojtari më i madh i gjeneratës së tij, ishte një person i brishtë. Ndoshta disiplina dhe vëmendja që ekzistonte në Milanin tim do ta kishte ndihmuar atë të shmangte disa gabime. Nuk mund ta blija atë sepse ai ishte flamuri i Napolit.”

“Ëndrra ime si milanist është të shoh dy talente të futbollit të sotëm në atë skuadër. Haaland ose Mbappe, ata janë e tashmja dhe e ardhmja e futbollit.

RAFAEL LEAO – “Ai është nga Milani, ka një stil loje që në momentet më të mira më kujton më të mëdhenjtë e Milanit tim. Leao apo Kvaratskhelia? Vështirë të përgjigjem, janë dy lojtarë të mëdhenj që kanë karakteristika të ndryshme. Ndoshta Kvara është një lojtar më i kompletuar.”

IBRAHIMOVIC – “Zlatan është një kampion i madh, ai ka një karakter të pakrahasueshëm dhe forcë mendore.         Vetëm ai mund ta vendosë se deri kur mund të luajë. Jam i sigurt se ai do të vazhdojë të luajë role të rëndësishme në futboll edhe kur të pensionohet.” – tha Berlusconi. /oversport.tv

Foto: AC Monza, Facebook