Berlusconi: Triumf i merituar, ky Milan mund të nisë cikël fitues si i imi

Silvio Berlusconi nuk e harron Milanin. Ai mbetet një tifoz i madh i kuqezinjve dhe pas titullit kampion të ditës së djeshme nuk mund të mungonte një deklaratë, që e ka dhënë për “La Gazzetta dello Sport”.

“Është vërtetë një gëzim i jashtëzakonshëm, doja ta ndaja me Adrianon me shpresën për të festuar së bashku. U çuam në këmbë për ta lavdëruar Milanin e madh.

Ishte një emocion i madh sepse entuziazmin fantastik të tifozëve e ndjen kudo. Më në fund pas 11 vitesh ndodhi përsëri. E prisnim aq shumë dhe ia dolëm.

Është një triumf i merituar dhe i pabesueshëm. Ky ekip, i përbërë nga kaq shumë të rinj, ka gjithçka që duhet që sukseset të përsëriten dhe të hapet një cikël fitues siç ishte ai i yni”, është shprehur Berlusconi. / oversport.tv

Foto: AC Monza, Facebook