Talenti i Kombëtares Shqiptare U-21, Bernard Karrica ka gjetur sërish rrugën e rrjetës në Kroaci. Mesfushori ka shënuar në fitoren e Sibenik e cila përfundoi me rezultatin 3-1.
Karrica realizoi golin e dytë të takimit në fundin e pjesës së parë. Ai luajti në këtë sfidë përballë një tjetër shqiptari, Eros Grezda. Ky i fundit e nisi ndeshjen nga minuta e parë, por u zëvendësua nga trajneri në minutën e 83-të.
Për Karricën ky ishte goli i tretë në këtë sezon. Ekipi i tij, Dragovoljac renditet në vendin e fundit në kategorinë e parë Kroate. /oversport.tv