Bernardeschi: Spanja na “mbyti” në Euro 2020, të fitojmë Nations League

Federico Bernardeschi ka folur në rrjetet sociale të Federatës Italiane të Futbollit në prag të ndeshjes kundër Spanjës në Nations League:

“Është thelbësore ti japim vazhdueshmëri Europianit. Është një emocion i bukur të luajmë këtë gjysmëfinale, por nëse arrijmë të fitojmë trofeun do të ishte akoma më bukur.

Më shumë përgjegjësi kur luaj tek Italia? Jo, karikohesh më shumë kur luan para tifozëve të tu, gjithçka është më e bukur. Do të jetë një emocion unik”.

“Çdo ndeshje ka historinë e vet. Me Spanjën do të jetë një gjysmëfinale si në Europian. Do të jemi gati, pasi trajneri i përgatit shumë mirë këto sfida.

Në Euro2020 ata ishin skuadra që në vunë më shumë në vështirësi, sepse deri në atë moment e kishim dominuar lojën, ndërsa ata na vunë në vështirësi.

Duhet të tregojmë sa jemi rritur në këto 3 vite. Duhet parë e gjithë ecuria e skuadrës, që kur filloi ky cikël me trajnerin, besoj se kemi bërë hapa gjigandë përpara”, ka përfunduar mesfushori i Juventusit. /Oversport.tv