Silva: Maqedonia e Veriut e meriton finalen, në pret një betejë e fortë

Mesfushori i Manchester City dhe kombëtares portugeze Bernardo Silva ka folur për mediat pak ditë para finales së Play Off-it kundër Maqedonisë së Veriut.

“Sinqerisht nuk e dimë se çfarë ndeshjeje na pret. Maqedonia mund të luajë në bllok e gjitha mbrapa ose lart në presing. Kemi patur mundësinë ti vëzhgojmë në disa video dhe kemi kuptuar që janë një skuadër shumë agresive në duele, por kur ka topin mundohet që të ta luajë gjithmonë.

Nuk presim një ndeshje të lehtë. Maqedonia ka ardhur deri në finale sepse e meriton. Kanë fituar përballë Gjermanisë dhe Italisë dhe kjo është një shenjë që janë një skuadër shumë e fortë.

Kemi një detyrë të vështirë dhe duhet të japim maksimumin që të kalojmë këtë kundërshtar”, ka thënë lojtari i Portugalisë. / Oversport.tv

Foto: Portugal @selecaoportugal Twitter