Berrettini pozitiv me covid, përfundon këtu ëndrra Wimbledon

Matteo Berrettini është i detyruar që të braktisë turneun e Wimbledon sepse ka rezultuar pozitiv me Covid-19. Ka qenë vetë tenisti italian ai që ka bërë publik lajmin me një postim në Instagram:

“E kam zemrën copë. Kisha disa simptoma gripi dhe qëndrova i izoluar në ditët e fundit. Ndonëse ishin simptoma të lehta, vendosa që të bëja një test për të mbrojtur shëndetin dhe sigurinë e kundërshtarëve të mi dhe të gjithë atyre që janë të përfshirë në këtë turne.

Nuk kam fjalë për të përshkruar zhgënjimin tim. Ëndrra përfundoi, për këtë vit, por do të kthehem më i fortë. Faleminderit për mbështetjen”, shkruan Berrettini. / Oversport.tv

Foto: ATP Tour Twitter