Berrettini rikthehet me trofe, italiani triumfon në Shtutgart përballë Murray

Matteo Berrettini feston rikthimin e tij në fushë me një trofe. Tenisti italian ka triumfuar në turneun 250 pikësh të Shtutgartit, duke mposhtur në finale Andy Murray 2-1.

Italiani ka fituar setin e parë 6-4, por britaniku ka reaguar në setin e dytë, që e ka fituar 7-5. Berrettini tregon forcën në setin e tretë, të cilin e fiton 6-3.

Pas më shumë se 2 orë e gjysmë lojë Matteo Berrettini arrin që të fitojë titullin e tij të 6-të ATP në karrierë, një sukses që mungonte prej gati një viti. / Oversport.tv

Foto: ATP Tour Twitter