Besa mbetet pa trajner, stoli pritet t’i besohet një emri të njohur

Humbja e thellë 5-1 në fundjavë përballë Burrelit ka trazuar situatën tek Besa e Kavajës. Trajneri Ndriçim Kashami ka dhënë dorëheqjen pas kësaj disfate dhe drejtuesit e klubit e kanë pranuar atë.

Ditën e djeshme, Besa në faqen zyrtare konfirmoi mbylljen e bashkëpunimit me Kashamin, ndërsa drejtuesit e klubit kanë gjetur akordin me teknikun e ri, që pritet të jetë një emër i njohuri futbollit kavajas, si Dorjan Bubeqi.

42-vjeçari e ka drejtuar edhe më parë skuadrën verdhezi dhe ky është një rikthim për të në Kavajë. Në të kaluarën, Bubeqi ka trajnuar Korabin dhe Erzenin, ndërsa tani do të nisë sërish një aventurë te Besa që nuk e ka nisur sezonin në mënyrën më të mirë. Verdhezinjtë kanë marrë vetëm 5 pikë në 4 javë dhe renditet në vendin e 9-të. /Oversport.tv