Besnikëria nuk ka çmim: Sergi Roberto pranon uljen e pagës dhe rinovon me Barçën

Sergi Roberto dhe Barcelona do të vazhdojnë së bashku deri në 30 qershor të vitit 2023. Mbrojtësi blaugrana ka pranuar që të përgjysmojë pagën e tij, meqë klubi po kalon një periudhë të vështirë nga ana ekonomike.

Sergi Roberto do të përfitojë 5 milionë euro bruto me kontratën e re nga 12 milionë që merrte deri në fund të këtij sezoni.

Lojtari ka kaluar të gjithë karrierën e tij me fanellën e Barcelonës dhe ky do të jetë sezoni i tij i 13-të me skuadrën katalanase.

Në kontratë është futur edhe një klauzolë, që lejon largimin e lojtarit nëse paguhen 400 milionë euro. / Oversport.tv

Foto: FC Barcelona, Facebook