“Besoj se e kam shfrytëzuar mundësinë që më dha trajneri”, Asllani: Ja çfarë mendova te goli

Ishte padyshim një nga lojtarët më të mirë të Shqipërisë në përballjen me Ishujt Faroe. Kryevepra e tij nga distanca i dha avantazhin për herë të dytë Shqipërisë drejt fitores. Pas sfidës, Kristjan Asllani tregon edhe emocionet e tij për atë gol të realizuar.

“Shpresoja që ai top të vinte sepse e pash që linja e Ishujve Faroe ishte shumë mbrapa dhe e kisha ndarë mendjen që do ta godisja në portë. Një lojtar e ka ëndërr që kur lind të luaj me Kombëtaren. Unë i kam pas të dyja. Po bëjmë mirë dhe nuk duhet të ndalojmë, humbja e Polonisë ndaj Moldavisë tregoi që nuk ka ndeshje të lehta. Për Championsin ka keqardhje që nuk fituam, por shpresoj të kem mundësi tjetër.

Unë jap gjithçka në fushë, jap zemrën. Sot kisha shumë dëshirë, si gjithmonë, edhe tek Interi, por unë shoh lojtarët që kam përpara dhe mësoj nga ata. Këtë vit kam mësuar shumë gjëra, dhe trajneri sot më dha mundësinë dhe unë mendoj se e kam shfrytëzuar këtë rast, jo vetëm për golin.

Të gjithë e dinë që unë e kam shumë qejf të godas nga jashtë zonës. Sot tre herë godita keq dhe më pas erdhi fati dhe shënova gol”, thotë Krisjtan Asllani në intervistën e tij. /oversport.tv