Udinese dhe Napoli, dy ekipe që nuk janë mposhtur në tre javët e para të Serie A, zbresin prej orës 20:45 në fushën e blertë dhe në Oversport, shtëpinë e kampionatit italian në Kosovë dhe Shqipëri.
Një duel i gjithi për t’u parë, pasi Napoli ka shansin të marrë i vetëm vendin e parë, pasi Milani u ndal dhe Roma pësoi humbjen e parë ditën e djeshme.
View this post on Instagram
Nuk do jetë e lehtë për ekipin e Luciano Spalleti, pasi edhe bardhezinjtë do të jenë të motivuar për të marrë tre pikët dhe për të tentuar të bashkohen me Interin e Milanin në krye.
Fusha do të jetë ajo që do të vendosë dhe Napoli do kërkojë të barazojë edhe një rekord që e mbajnë Milani dhe Juventusi, që kanë shënuar në 30 ndeshje radhazi në Serie A.
Të besuarit e Spalleti dhe Victor Osimhen do bëjnë gjithçka të mos ndalen te 29 ndeshje radhazi që shënojnë në kampionat. Më poshtë ju sjellim edhe formacionet e mundshme dhe bie në sy rikthimi i Mario Rui, që është rikuperuar dhe do jetë titullar.
UDINESE (3-5-2): Silvestri; Becao, Nuytinck, Samir; Molina, Pereyra, Walace, Makengo, Stryger Larsen; Deulofeu, Pussetto. Trajner: Gotti.
NAPOLI (4-2-3-1): Ospina; Di Lorenzo, Manolas, Koulibaly, Mario Rui; Ruiz, Anguissa; Politano, Zielinski, Insigne; Osimhen. Trajner: Spalletti.
/ oversport.tv