Betejë epike në “Spodek Arena”, Sllovenia shkon në finalen e madhe

Sllovenia siguroi biletën e parë për në finalen e madhe të së dielës në Kampionatin Europian të Volejbollit për meshkuj 2021, pasi arriti një fitore epike përballë vendasve të Polonisë.

Pas një gjysmëfinaleje që zgjati mbi 2 orë e 30 minuta, djemtë e teknikut Alberto Guiliani arritën një fitore historike 3-1 (17-25,32-30,25-16,37-35).

Sllovenia shkon në finalen e tretë kontinentale, pas atyre të vitit 2015 dhe 2019. Kjo ishte hera e katërt radhazi në Kampionatet Europiane, që Polonia eliminohet nga i njëjti kundërshtar.

“Spodek Arena” s’kishte vende bosh, ishte plot me tifozët polakë të etur për hakmarrje. Por historia u përsërit sërish. Shumë i luftuar seti i dytë, akoma më shumë seti i katërt.

Sllovenëve iu mohua fitorja 2 here si pasojë e “video challenge”, por festa shpërtheu pak minuta më vonë, kur Stern shënoi pikën për rezultatin 37-35. / oversport.tv