Betis mposht Valencian dhe mban gjallë shpresat për Champions League

Betis ka rihapur edhe njëherë garën për një vend në Champions League në LaLiga pasi ka mposhtur në transfertë ekipin e Vlencias me rezultatin 3-0. Ekipi nga Sevilja u rikthye te suksesi pas katër ndeshjesh “thatësirë” dhe tashmë ndodhet vetëm 3 pikë më pak se Atletico i vendit të katërt.

Pjesa e parë ishe shumë e luftuar nga të dyja ekipet, por pa arritur të krijojnë shumë raste. Sergio Canales ishte lojtari i parë që u shfaq rrezikshëm në portën e Valencias, por pa e mposhtur dot portierin. Panoramë e njëjtë edhe në portën tjetër me Bryan Gil që provon, por ndalet nga portieri.

Në pjesën e dytë Betis e nis me një marrsh më tepër dhe është William Jose ai që prish ekuilibrat e takimit duke e çuar topin në rrjetë. 1-0 për Betis, dhe Valencia që nuk bie dakord me këtë rezultat hidhet në sulm.

Guedes i afrohet golit, por topi i tij ndalet nga mbrojtësit e Betis. Në fundin e takimit, Betis gjeti edhe dy gola të tjerë duke vulosur rezultatin e takimit. Në harkun e tre minutave Sergio Canales dhe Borja Inglesias mbyllën hesapet për Betis duke e çuar në kuotën e 61 pikëve, tre më pak se Atletico Madrid në luftën për një vend në Champions League. /oversport.tv

LALIGA – Java 36
Valencia – Betis 0-3
Shënues:
William Jose 57’, Canales 87’, Inglesias 90’

Foto: Real Betis Balompié, Twitter