Bie opsioni Fiorentina, për Nedim Bajramin fillon sulmin një tjetër ekip i Serie A

Fiorentina ka siguruar shërbimet e Antonin Barak, një transferim ky që me shumë mundësi i mbyll derën kalimit të Nedim Bajramit te klubi vjollcë. Edhe pse konsiderohen si dy negociata të mbyllura, merkato e Fiorentinës pas transferimit të Barak konsiderohet e mbyllur nga mediat italiane.

Megjithatë, një ekip tjetër është rikthyer në skenë për të marrë shërbimet e fantazistit kuqezi. Bëhet fjalë për ekipin e Sassuolos që gjatë kësaj merkato verore ka humbur shërbimet e disa lojtarëve të rëndësishëm, midis tyre Gianluca Scamacca dhe Giacomo Raspadori.

Për këtë arsye, Alesio Dionisi dëshiron të sjellë në ekip disa lojtarë që nuk do të ulnin nivelin e ekipit. Kështu, tekniku i Sassuolos i ka kërkuar drejtuesve t’i sjellin në ekip Nedim Bajramin dhe negociatat mes palëve kanë nisur. /oversport.tv

Foto: McLaren, Facebook