Bie pista Eric Bailly, Milani duhet të tentojë tjetër qendërmbrojtës

Eric Bailly nuk do t’i bashkohet Milanit, edhe pse kuqezinjtë e tentuan për ta huazuar deri në verë për shkak të dëmtimit të Simone Kjaer.

Sky Italia raporton se vetë lojtari do të ishte i interesuar për një kalim në Itali, ku mendohet se do të ketë më shumë hapësira.

Gjithsesi Manchester United nuk ka planifikuar asnjë largim në huazim këtë muaj dhe Bailly, i cili vjet edhe rinovoi kontratën, do të qëndrojë në ekip. / oversport.tv