Beniada Nishani, kush është tifozja e Juventusit në “Big Brother Vip”

Beniada Nishani ose Beniada Jakic si njihet në Itali, është mbesa e ish presidentit të Shqipërisë, Bujar Nishani.

Ajo është një yll i ri në botën e showbizit, jo vetëm si modele, por edhe si showgirl.

Beniada ka lindur në vitin 1991 në Durrës, por jetoi aty vetëm dy vite.

Më pas ajo u zhvendos me familjen në Itali ku edhe ra në sy si personazh televiziv në programin investigativ “Le Iene” në Mediaset.

Dje ajo u bë një nga konkurrentet që do të marrin pjesë në Big Brother Vip. / oversport.tv