Dje Interi miratoi bilancin e mbyllur në 30 qershor të vitit 2021 me një rekord negativ humbjeje 245.6 milion. Sot, Alessandro Antonello, CEO i skuadrës zikaltër, shpjegon në një intervistë të dhënë për “Sole 24 Ore” arsyet e këtij bilanci negativ, por mbi të gjitha situatën e klubit pas shitjeve të disa lojtarëve në verë. P
Pandemia sigurisht që ka patur ndikimin e saj: “Mbyllja e “San Siros”, që erdhi në vitin kur u fitua titulli kampion, solli një humbje prej 60 milion eurosh. 50 milion të ardhura më pak, erdhën si pasojë e rishikimit të kontratave të sponsorizimit veçanërisht me kompani në Azi dhe Kinë”, ka thënë Antonello, që ka theksuar se një pjesë e humbjeve ka ardhur edhe si pasojë “elementëve të ndryshëm të jashtëzakonshëm, që nuk do të ndodhin më”.
Cilat janë këto element? Eleminimi në Champions, që solli 22 milion më pak se sezoni para-ardhës. Largimi i Contes dhe zhvlerësimi në treg i Joao Mario dhe Nainggolan. Por sot, siguron Antonello, klubi gjendet në një situatë të sigurtë:
“Dua të theksoj se gjatë këtyre dy viteve, Interi ka paguar të gjitha rrogat, si dhe bonusin për fitimin e titullit”. Klubi fitoi 75 milion euro nga shitja e Hakimit dhe Lukakut, stadiumet po hapen dhe nga kontratat me sponsorët e rinj janë përfituar shuma të konsiderueshme. /Oversport.tv