Bilanci flet për Interin, por Lazio është vetmja që e ka mposhtur këtë sezon

Interi dhe Lazio do të përballen sot në mbrëmje në “San Siro” në superndeshjen e javës së 21-të të kampionatit italian, një sfidë që skuadra Oversport do të transmetojë live dhe ekskluzivisht nga Milano.

Të dyja skuadrat janë ndeshur 157 herë në Serie A dhe bilanci anon dukshëm nga Interi që ka fituar 65 takime, 54 sfida kanë përfunduar në barazim, ndërsa 38 ndeshja janë fituar nga Lazio.

Interi ka fituar vetëm 2 nga 6 ndeshjet e fundit që ka luajtur kundër Lazios, që i ka shkaktuar humbjen e parë dhe të vetme Interit të Simone Inzaghit në këtë kampionat (3-1 tetorin e kaluar).

Interi ka shënuar në të pesta ndeshjet e fundit kundër Lazios në Serie A. Asnjë nga 13 sfidat e fundit mes Interit dhe Lazios në fazën e dytë të Serie A nuk ka përfunduar në barazim: 8 herë kanë fituar zikaltërit dhe 5 herë bardhekaltërit.

Interi nuk është mundur në 4 nga 5 ndeshjet e fundit shtëpiake që ka luajtur kundër Lazios në kampionat. Suksesi i fundit i Lazios në Milano është në mars të vitit 2019. /Oversport.tv