Bilbao vuan, por fiton ndaj Villareal! Mallorca shtang në shtesë Valencian

Bilbao ka marrë tre pikë me shumë vlerë kundër Villarreal në një ndeshje plot emocion. Baskët fituan me rezultatin 2-1 një ndeshje jo pak të vuajtur dhe ngjitet në vendin e gjashtë.

I pari në avantazh kaloi ekipi i Bilbaos më anë të Garcia. Sulmuesi spanjoll shfrytëzoi mjaft mirë një pasim të William duke e çuar rezultatin në 1-1. Gjithçka u vendos në barazpeshë nga Coquelin, i ndihmuar edhe nga lojtarët kundërshtarë. Goditja e tij nga kufijtë e zonës, u devijua nga lojtarët e ekipit vendas duke e bërë të pamundur reagimin e portierit kundërshtar.

Golin e avantazhit për ekipin bask e bëri Iker Muniain me një 11 metërsh. Vendasit kishin mundësi ta thellonin edhe më shumë rezultatin, përsëri me një 11-metërsh, por Berenguer u tregua i pasaktë. Gjithsesi, ky gabim nuk e dëmtoi Bilbaon që doli me tre pikë të plota nga ky takim, duke e mbyllur ndeshjen me rezultatin 2-1.

Më parë Valencia është surprizuar në minutat e fundit ku i ka ikur një fitore nga duart. Ata shpërdoruan një avantazh prej dy golash të krijuar nga goli i Angel dhe autogoli i Diakhaby. Dygolëshi i vonë i Guedes pllakosi heshtjen në stadium duke vulosur rezultatin në 2-2.

Alaves ndërkohë ka arritur një fitore në fushë kundërshtare ndaj Cadiz. Joselu kaloi në avantazh miqtë me një penallti që në minutat e para të takimit. Ishte përsëri Joselu që dyfishoi rezultatin, këtë herë në fundin e takimit duke e mbyllur atë në 2-0.

Në barazim është ndalur edhe Elche me Espanyol. Golit të Boye që e çoi rezultatin provizorisht në 1-0, ju përgjigjën  Morlanes dhe de Tomas brenda një minute duke përmbysur gjithçka. Megjithatë Dario Benedetto vendosi barazpeshën dhe rezultatin përfundimtar pak minuta nga përfundimi në 2-2.  /oversport.tv

 

LA LIGA – JAVA E 10-TË
ATHLETIC BILBAO-VILLARREAL 1-1
Shënues:
Garcia 14’/ Coquelin 32’

VALENCIA-MALLORCA 2-2
Shënues: Angel 32’, Diakhaby (autogol) 38’ / Guedes 90+3’, 90+8’

CADIZ-ALAVES 0-2
Shënues: Joselu (pen) 6’, 90+1’

ELCHE-ESPANYOL 2-2
Shënues
: Boye 23’, Benedetto 84’ / Morlanes 51’ de Tomas 52’