Bileta e fundit për Eklent Kaçin, kampioni i botës sërish në Mosconi Cup

Eklent Kaçi, kampion bote në muajin shtator në disiplinën 10-ball në bilardo, është përzgjedhur të jetë pjesë e “Team Europe” në Mosconi Cup.

Bilardisti shqiptar do të jetë pjesë për të katërtën herë radhazi në kompeticionin prestigjioz që përball pesë më të mirët e Europës me pesë më të mirët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Kaçi u bashkohet bilardistëve të tjetër të spikatur europianë, si Joshua Filler, Jason Shaw, David Alcaide dhe Albin Ouschan.

Mosconi Cup, zhvillohet prej vitit 1994, dhe këtë herë do të organizohet në “Alexandra Palace” në Londër nga data 7 deri më 10 dhjetor.

Mosconi Cup vitin e shkuar u fitua nga 11-3 nga “Team Europe”, që u hakmor ndaj “Team Usa” për humbjet në dy edicionet e mëparshme. / oversport.tv