Biletat e euroderbit, ato të Interit kushtojnë më shumë! Krahasimi për çdo sektor të stadiumit

I njëjti krahasim u bë edhe për ndeshjet çerekfinale kundër Benficas dhe Napolit dhe në atë kohë ishin kuqezinjtë ata që fiksonin çmimet më të larta. Por në lidhje me çmimet e biletave për ndeshjet gjysmëfinale të Champions League, janë zikaltërit ata që parakalojnë rivalët e qytetit.

Çmimet që ka publikuar Interi janë më të larta se ato që ka zyrtarizuar Milani thuajse në çdo sektor të stadiumit për derbin europian, që do të vendosë se kush skuadër do të shkojë në finale.

Biletat më të lira nisin nga 69 euro në të dyja kampet, por në sektorët e tjetër të “San Siros” çmimet e ofruara nga zikaltërit janë më të larta. Interi ka rritur ndjeshëm çmimet e biletave krahasuar me ndeshjen çerekfinale kundër Benficas. / Oversport.tv