Bindet te Napoli, De Laurentiis: I lumtur që Juan Jesus do të qëndrojë me ne

Juan Jesus do të jetë pjesë e Napolit në vazhdim. Qendërmbrojtësi ka nënshkruar dhe zyrtarizimin e ka bërë presidenti Aurelio De Laurentiis.

“Juan Jesus është një lojtar i shkëlqyer dhe një njeri shumë i mirë. Jam shumë i lumtur që do të qëndrojë akoma me ne”, shkruan kreu i Napolit në “Twitter”.

Juan Jesus, i cili mbush 31 vjeç në verë, la Romën verën e shkuar dhe kaloi te Napoli, ku luajti 21 ndeshje në kampionat.

14 prej këtyre ndeshjeve i nisi nga minuta e parë dhe shënoi edhe një gol ën fitoren me rezultatin 4-1 kundër Salernitana. / oversport.tv