Bindi sezonin e kaluar, Celtic zyrtarizon sulmuesin portugez

Celtic Glasgow njofton se ka blerë përfundimisht nga Benfica kartonin e sulmuesit portugez Jota. 23-vjeçari ishte një nga protagonistët kryesorë të sezonit të kaluar, ku arriti të shënojë 13 gola në 40 ndeshje që u aktivizua.

Sulmuesi që ndihmoi Celtic të fitonte kampionatin skocez ka firmosur me kampionët në fuqi të vendit deri në vitin 2027.

Një tjetër blerje për Celtic, që  po përforcon skuadrën për të mbrojtur titullin e fituar sezonin e kaluar.

Kujtojmë se kampionatin skocez mund ta ndiqni live dhe ekskluzivisht në Oversport dhe Tibo prej 30 korrikut. / Oversport.tv

Foto: Celtic Football Club Twitter