Bisedimet për rinovimin, Vinicius do ketë klauzolë 1 miliard euro

Vinicius do të ketë klauzolë 1 miliard euro për t’u larguar nga Reali i Madridit. Sipas lajmit të ABC, braziliani do të rinovojë kontratën me “Galaktikët” dhe gjithashtu do të përmirësojë rrogën e tij. Ai është lojtari më në formë te Reali i Madridit dhe madrilenët kanë ndërmend që ta blindojnë deri në vitin 2028.

Rroga e tij do të jetë pjesë e grupit të dytë të futbollistëve si Isco apo Marcelo që paguhen afro 8 milionë euro. Më shumë sesa Vinicius do të jenë Modric dhe Benzema me 10 milionë dhe në grupin e parë janë Bale dhe Hazard që kanë rrogë 15 milionë euro.

Klubi është duke punuar për ndërtimin e kontratës së tij dhe firma mund të vijë në fundin e sezonit. Për momentin, ai është nga më pak të paguarit në skuadër dhe merr “vetëm” 3 milionë euro. Drejtuesit janë të bindur që me rrogat e lojtarëve që do të largohen në fundin e sezonit (Isco, Marcelo) do të rritin atë të Viniciusit.

“Vini”, siç e quajnë në Madrid, e ka shprehur dëshirën e madhe për të qëndruar në kryeqytetin spanjoll. “Nuk ka rëndësi rroga apo golat. Unë do të qëndroj te Reali i Madridit. E dua këtë klub dhe shpresoj të rinovoj. Ende nuk më kanë thënë gjë, por të shohim”, ka thënë Vinicius. /Oversport.tv