Bishat për ndërprerjen e pasimeve i ka Serie A, Palomino mbret i Europës

Cies Football Observatory ka publikuar shifrat për lojtarët që kanë ndaluar më shumë pasime në vitin 2021 dhe spikatin në listë pesë futbollistë të Serie A.

I pari është mbrojtësi i Atalantës, Jose Palomino, me 103 ndërprerje pasimesh të kryera. Ai ka një më shumë se lojtari i Strasbourg, Alexander Djiku.

Në podium është lojtari i Genoa, Milan Badelj, me shifra të barabarta me Djiku. Fantastik edhe Gleison Bremer i Torinos.

Braziliani numëron 101 pasime të kundërshtarëve të ndaluara, kurse Omar Colley (Sampdoria) dhe Koray Gunter (Hellas Verona) 97 dhe 92. / oversport.tv