Bitri është zyrtarisht një lojtar i Banik Ostravës, mbrojtësi prezantohet në Çeki

Eneo Bitri është zyrtarisht një lojtar I Banik Ostravës. Ish-kapiteni I Partizanit është prezantuar te skuadra e tij e re.

Mbrojtësi ka firmosur një kontratë që e lidh me klubin çek për një vit e gjysmë, me opsion për rinovimin edhe një tjetër sezoni me futbollistin 26-vjeçar.

Shefi i departamentit sportiv të Banik Ostrava, Ludek Mikloshko, ka treguar për faqen zyrtare të klubit se si u mbërrit deri te firma me Bitrin.

“Ne po vëzhgonim prej kohësh disa mbrojtës. Dhe nga lojtarët që kishim përzgjedhur, më e rëndësishmja për të ishte se ai mund të luante në disa role, është relativisht i lëvizshëm për gjatësinë që ka dhe është i shkëlqyer në duelet ajrore. Qoftë në mbrojtje apo edhe në sulm, ai mund të shënojë gola”, theksoi zyrtari i klubit çek.