“Shihemi së shpejti” – kështu shkruan Eneo Bitri në profilin e tij të Instagram. Mbrojtësi ka postuar një foto me skuadrën e Partizanit, teksa duket se i jep lamtumirën klubit kryeqytetas.
Ky fakt është i vërtetë. Ditën e shtunë kundër Kastriotit, Bitri do të luajë ndeshjen e tij të fundit me fanellën e Partizanit. Oversport ka konfirmuar se mbrojtësi do të transferohet drejt klubit të Banik Ostrava në Republikën Çeke.
Partizani dhe klubi i ardhshëm i 26-vjeçarit janë duke folur për detajet e fundit përpara se transferimi të bëhet zyrtar.
Në këtë mënyrë për Partizanin do të largohet një nga shtyllat e ekipit, kapiteni i skuadrës dhe padyshim një nga mbrojtësat më me eksperiencë në kampionatin tonë. /oversport.tv