Bitri zyrtarizohet te Banik Ostrava, Partizani i jep lamtumirën kapitenit

Ka përfunduar zyrtarisht aventura e kapitenit Eneo Bitri me fanellën e Partizanit. Këtë e ka bërë të ditur vetë klubi kryeqytetas me anë të një postimi në rrjetet sociale të klubit.

“FK Partizani zyrtarizon transferimin e mbrojtësit Eneo Bitri në klubin çek FC Banik Ostrava. Klubi i shpreh mirënjohjen lojtarit për kontributin e dhënë dhe përkushtimin e tij me fanellën e kuqe duke u graduar me meritë edhe kapiteni ynë.
Shumë suksese në aventurën tënde të re Eneo Bitri. Kënaqësi që ishe pjesë e familjes tonë të madhe FK Partizani.” – ky ishte postimi i Partizanit për Eneo Bitrin.

Mbrojtësi 26-vjeçar do të largohet nga skuadra kryeqytetase pas 1 sezoni që nga ardhja prej Astanas. Bitri është tashme zyrtarisht lojtari më i ri i Banik Ostrava në Republikën Çeke. /oversport.tv

 

View this post on Instagram

 

A post shared by FK PARTIZANI (@fkpartizani)