BKT Superliga: Ballkani sërish i pari, Gjilani “rrëzon” Drenicën dhe sulmon kreun

Ballkani rikthehet në krye të BKT Superliga, edhe pse barazoi pa gola në transfertë kundër Dukagjinit të drejtuar nga Armend Dallku.

Ekipi i Bekim Isufit në 10 minutat e fundit luajti me një lojtar më tepër se kundërshtari, por nuk e shfrytëzoi që të realizonte golin që do kishte vlerën e tre pikëve.

Situata në krye të klasifikimit bëhet mjaft interesante, pasi Gjilani mposhti Drenicën që mbante vendin e parë. Gerhard Progni ishte heroi i skuadrës së kuqe, me dy gola të shënuar.

Tashmë Gjilani i Ismet Munishi ka vetëm një pikë më pak se kryesuesit e Ballkanit dhe do tentojë deri në fund të fitojë titullin kampion.

BKT SUPERLIGA – JAVA 10

DUKAGJINI 0-0 BALLKANI
GJILANI 2-1 DRENICA
Shënues: Progni 65’, 79’ / Zabergja 83’

/ oversport.tv