BKT Superliga: Ballkani “shkelm” Prishtinës për kreun, Drenica s’i ndahet

Ballkani dhe Drenica bëjnë ligjin në shtëpitë e tyre, duke fituar me rezultatin 2-0 të dyja. Skuadra e drejtuar nga Bekim Isufi i ka dhënë një goditje të fortë Prishtinës kampione në fuqi dhe rimerr kreun e klasifikimit, pasi fitoreve të rivalëve një ditë më parë.

Theophilus Solomon ishte ai që e ndëshkoi Prishtinën i pari dhe më pas Ermal Krasniqi i dha fund këtij dueli me golin e dytë. Tre pikë të arta për Ballkanin, që shikon edhe Drenicën të vazhdoja ta ndjekë kreun.

Të kuqtë mposhtën Dukagjinin 2-0 dhe braziliani Denisson bëri heroin, duke shënuar golin e parë më penallti dhe më pas në aksion. Vetëm një pikë më pak se Ballkani, duke i surprizuar të gjithë në Kosovë.

BKT SUPERLIGA – JAVA 11

DRENICA-DUKAGJINI 2-0
Shënues:
Denisson (pen.) 36’, 70’

BALLKANI-PRISHTINA 2-0
Shënues:
Solomon 59’, Erm. Krasniqi 72’

/ oversport.tv