Drita mbetet në krizë, pasi ka barazuar 1-1 ditën e sotme ndaj Ulpianës në transfertë, ndërsa Drenica ka rimarrë vendin e parë në klasifikim për momentin.
Skuadra nga Gjilani shënoi e para me anë të sulmuesit Simonovski, ndërsa Qerimi vendosi baraspeshën dhe Drita nuk ia doli të fitonte.
Me 4 pikë në dy ndeshjet e fundit Drita vazhdon të vuajë dhe numëron 4 pikë më pak se vendi i parë për momentin. Drenica nuk u kursye ndaj Feronikelit, duke triumfuar 4-0.
Uka shënoi dy herë, ndërkohë që rrugën e rrjetës e gjetën edhe Denisson dhe Zabërgja. Kështu Drenica parakalon sërish Ballkanin, që ka një ndeshje më pak.
BKT Superliga – Java 9
Drenica-Feronikeli 4-0
Shënues: Uka 12’, 60’, Denisson 25’, Zabergja 42’
Ulpiana-Drita 1-1
Shënues: Qerimi 56’ / Simonovksi 27’
/ oversport.tv