BKT Superliga: Drita e Prishtina bëjnë autokritikë, Llapi ngjitet me “ashensor”

Drita e Prishtina u rikthyen te fitoret në kampionat. Ekipi nga Gjilani luante në transfertë kundër Feronikelit dhe e ka zgjidhur ndeshjen në fraksionin e dytë të lojës.

Simonovksi ka ndëshkuar ish-skuadrën e tij, ndërsa më pas golin e qetësisë e realizoi Ajzeraj. Drita, me këtë fitore 2-0, është ngjitur për momentin në vendin e tretë në kampionat.

Prishtina, kampione në fuqi, ka bërë detyrën duke fituar me rezultatin 2-1 kundër Malishevës që ka qenë një befasi deri më tani. Besnik Krasniqi ka shënuar me dy penallti, ndërsa Sobowale ngushtoi shifrat shumë vonë.

Fitore tenistike ka arritur skuadra e Llapit, që ka mposhtur 6-0 Ulpianën dhe i largohet gradualisht zonës së ftohtë. Veliu ishte protagonist me 3 gola të realizuar, ndërkohë që rrugën e rrjetës e gjetën edhe Ramadani, Selmani e Begolli.

BKT SUPERLIGA – JAVA 10

FERONIKELI 0-2 DRITA
Shënues:
Simonovski 51’, Ajzeraj 75’

ULPIANA 0-6 LLAPI
Shënues:
Veliu 8’, 21’, 47’, Ramadani 31’, Selmani 57’, Begolli 85’

PRISHTINA 2-1 MALISHEVA
Shënues:
B. Krasniqi (pen.) 24’, (pen.) 45+2’ / Sobowale 86’

/ oversport.tv