BKT Superliga: Dukagjini i bën gjëmën Dritës, Rezi “frenon” Prishtinën

Drita ka marrë një tjetër goditje pas humbjes së derbit me Gjilanin, kurse Prishtina nuk ia doli të përfitonte të afrohej edhe më shumë me kreun.

Skuadra e Ardian Nuhiut është përmbysur në transfertë nga Dukagjini, që e mbylli me një lojtar më pak pas kartonit të kuq të Elton Basriut, i dyti në pak javë kampionat në Kosovë.

Drita kaloi në epërsi me Ajzerajn në fundin e pjesës së parë, ndërsa Januzi vendosi baraspeshën. Nigeriani Chibueze i dha goditjen finale skuadrës që pretendon titullin kampion.

Për ekipi nga Klina, që drejtohet nga Armend Dallku, kjo ishte fitorja e parë sezonale në kampionat. Prishtina ndërkohë u ndal në shtëpi 1-1, nga Ulpiana e drejtuar nga Edlir Tetova.

Ermir Rezi ndëshkoi kampionët e Kosovës në shtesën e pjesës së parë, kurse Kryeziu barazoi. Për t’u shënuar nga kjo ndeshje është kartoni i kuq i Erando Karabecit, që e la Prishtinën me një lojtar më pak për gati 15 minuta lojë.

BKT Superliga – Java 7
Dukagjini-Drita 2-1
Shënues:
Januzi 49’, Chibueze 87’ / Ajzeraj 39’
Prishtina-Ulpiana 1-1
Shënues:
Kryeziu 54’ / Rezi 45+2’

/ oversport.tv