BKT Superliga: Gjilani e Drita në krye të kampionatit, merr frymë Malisheva

Drita dhe Gjilani kanë marrë pikët e plota dhe kryesojnë kampionatin në Kosovë me nga 25 pikë, në pritje të duelit që Ballkani luan kundër skuadrës së Llapit.

Gjilani ka triumfuar me përmbysje ndaj Ulpianës, që e mbylli pjesën e parë në epërsi falë golit të Qerimit. Dabiqaj me një goditje me kokë riktheu baraspeshën, kurse Progni me goditje dënimi i dha fitoren skuadrës së Ismet Munishit.

Drita mposhti 1-0 Drenicën, që kohët e fundit ka pasur probleme financiare. Gjithsesi në fushë ata bënë rezistencë dhe vetëm në minutën 89-të u shënua goli trepikësh nga Simonovski.

Tre pikë të arta mori për mbijetesën edhe Malisheva, që ia doli me golin e Sobowale në minutat shtesë të fitonte kundër Feronikelit të vendit të fundit.

BKT SUPERLIGA – JAVA 14

Drita-Drenica 1-0
Shënues:
Simonovski 89′
Feronikeli-Malisheva 0-1
Shënues: Sobowale 94′
Ulpiana-Gjilani 1-2
Shënues:
Qerimi 23′ / Dabiqaj 64′, Progni 85′

/ oversport.tv