BKT Superliga: Krasniqi ngjit Gjilanin në krye, festojnë edhe Drita me Ulpianën

Gjilani ka marrë kreun e klasifikimit në BKT Superliga e Kosovës, pasi ka mposhtur me rezultatin e ngushtë 1-0 skuadrën e Feronikelit.

Ekipi i drejtuar nga Ismet Munishi ia ka dalë ta thyejë rivalin nga Drenasi falë një goli të shënuar nga Blerim Krasniqi, kampion vjet me Teutën në kampionatin shqiptar.

Gjilanit i është kundërpërgjigjur Drita, që triumfoi në transfertë kundër Llapit. Fazliu e zhbllokoi ndeshjen, ndërsa Simonovski realizoi dy herë të tjera dhe zhvlerësoi penalltinë e kthyer në gol nga Shillova.

Malisheva është befasuar sot, pasi është mposhtur 1-2 nga Ulpiana që renditej në vendin e fundit të klasifikimit. Santos dhe Shala realizuan për miqtë, kurse për vendasit u kundërpërgjigj Olluri me penallti.

BKT SUPERLIGA – JAVA 11

Gjilani-Feronikeli 1-0
Shënues:
Krasniqi 67’

Llapi-Drita 1-3
Shënues:
Shillova (pen.) 45’, / Fazliu 5’, Simonovksi 34’, 72’

Malisheva-Ulpiana 1-2
Shënues:
Olluri (pen.) 88’ / Santos 15’, Shala 52’

/ oversport.tv