Bledi Shkëmbi vesh sërish këmishën e opinionistit, trajneri korçar rikthehet në “Ti bo gol”  

Pas “huazimit” disa mujor te Teuta, Bledi Shkëmbi rikthehet në studion e emisionit “Ti bo gol”. Tekniku korçar do të veshë sërish kostumin e opinionistit në emisionin e dedikuar për futbollin shqiptar në Oversport dhe Tibo.

Shkëmbi do të jetë prej ditës së sotme dhe në vazhdim në studion e “Ti bo gol” për të analizuar sfidat emocionuese që keni mundësi t’i ndiqni live dhe ekskluzivisht vetëm në ekranin e Oversport dhe platformës Tibo.

Eksperienca e tij si futbollist dhe si trajner shton edhe më shumë komentet profesionale nga paneli i “Ti bo gol” që me analizën e tyre dhe pyetjet për pershonazhet kryesorë në fushën e lojës sjellin një dimension tjetër në përjetimin e sfidave të “Abissnet Superiore”.

Kështu, një tjetër kapiten ribashkohet me skuadrën e Oversport, ku gjithashtu bëjnë pjesë Andi Lila, Ledjo Pano dhe Gent Muça. Bledi Shkëmbi do të rikthehet që ditën e sotme për të analizuar tre sfidat Egnatia-Kukësi, Partizani-Teuta dhe Erzeni-Tirana. /oversport.tv