Blerja e fundit e merkatos së Milanit del nga “bokset”, Pioli buzëqesh

Junior Messias është rrikthyer të stërvitet me grupin në Milanello dhe pritet të jetë në dispozicion të Stefano Pioli për ndeshjen e të dielës ndaj Atalantës.

Messias pësoi një dëmtim pak javë më parë çka e la jashtë fushave, por duket se pritjes i ka ardhur fundi.

Sipas asaj që Tuttomercatoweb.com raporton, Messias është stërvitur me pjesën tjetër të skuadrës, teksa Milani përgatitet për ndeshjen kundër Atalantës që transmetohet live në Oversport.

Braziliani u huazua me të drejtë blerje te Milan në fund të merkatos por për shkak të dëmtimeve ai ende nuk ka debutuar me kuqezinjtë. / oversport.tv