Blessin: Liverpool me fat ndaj Interit, dua Genoa të guximshme nesër

Alexander Blessin, trajneri gjerman i Genoa, ka dalë para mediave sot dhe ka folur për duelin e nesërm kundër Interit. Ai kërkon nga skuadra e tij guxim, edhe pse e di se kundër kampionëve të Italisë do të jetë e vështirë, sidomos pasi i ka mposhtur Sassuolo.

“Do jetë kënaqësi të luaj kundër një ekipi të madh si Interi. Ata kanë humbur në ndeshjen e fundit të kampionatit dhe nuk do të jetë e lehtë për ne. Kanë lojtarë të shkëlqyer dhe do të jetë e rëndësishme të jemi agresivë që t’u shkaktojmë telashe.

Ata mbrojnë lart dhe bëjnë presing në mënyrën më të mirë. Duhet të shfrytëzojmë hapësirat në maksimumi. Dua në fushë djem të guximshëm, pa frikën se mund të gabojnë. Ne besojmë se mund të shpëtojmë”.

“Nuk kam folur me Klopp pas Inter-Liverpool, pasi jam shumë i zemëruar me të. Kur luaja për Stuttgtart Kicker ai ishte trajner i Mainz dhe nuk donte që unë të isha në skuadrën e tij. Kështu që nuk doja të flisja me të”, tha me shaka Blessin.

“Mendoj se Interi u paraqit shumë mirë, duke ia bërë jetën të vështirë Liverpool. Rezultati nuk pasqyron atë që ndodhi gjatë ndeshjes mes dy skuadrave. Në fakt jam i bindur që Liverpool ishte me shumë fat që e fitoi ndeshjen”, është shprehur trajneri i Genoa. / oversport.tv